Tetë persona janë arrestuar gjatë procesit zgjedhor të së dielës. Ketë e ka konfirmuar prokurorja, Laura Pula në konferencën e fundit pas mbylljes së vendvotimeve në të gjithë Republikën e Kosovës.
Sa i përket incidentit me kreun e KKZ-së në Prizren i cili dyshohej se ka transportuar një kuti votimi nga ndërtesa e Komunës drejt qendrës së votimit, Pula ka thënë se janë intervistuar edhe komisionerët tjerë dhe ata janë pajtuar se nuk ka pasur ndonjë problem nga ky rast dhe incidenti është përmbyllur.
Prokurorët do të vazhdojnë të kujdestrojnë deri në bartjen e kutive në qendrën e votimit.
Procesi i qetë në përgjithësi.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë procesi zgjedhor kryesisht ka qenë i qetë dhe nuk janë shënuar incidente të mëdha që do ta cenonin procesin.
Ai ka thënë gjendja në veriun e vendit ka kaluar pa incidente./orainfo/