DYLON

Testi parasezonal: Miqësorja ndaj skuadrës Trepça ’89, i takoi Gjilanit

Testi parasezonal: Miqësorja ndaj skuadrës Trepça ’89, i takoi Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani me sukses e kaloi testin e parë parasezonal, shënoi fitore me rikthim përballë Trepçës ’89 në “Riza Lushta” të Mitrovicës, në një miqësore që e zhvilluan këto dy skuadra.

Drejtuesit e klubit thanë se në këtë takim debutuan edhe të gjithë ardhjet e reja në klub.

EkoHigjiena

“Të gjithë futbollistët e ardhur në këtë afat kalimtar kanë zhvilluar minutat e para me fanellën kuq & bardh, teksa Mevlan Zeka shkëlqeu me dy gola. Gol realizoi edhe Elton Isufi, futbollistin e dalë nga akademia e klubit, i cili gjen rrjetën për herë të parë që nga koha kur u bashkua me grupin. Për tu veçuar edhe paraqitja e Oltion Bilallit, i cili regjistron tre asistime për bashkëlojtarët e tij në këtë sfidë”, thuhet në njoftimi ne kësaj skuadre.

Të dhënat

KF Trepça ’89 – SC Gjilani 2-3 (1-0)

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë
Golashënues për gjilanasit: Mevlan Zeka (x2), Elton Isufi

Të ndëshkuar: Ermal Sadiku

Përbërja eskuadrës gjilanase: Coric (45′ Matoshi), Thaqi C (45′ Klaiqi), Limani (45′ Sylaj), Jashari (45′ Ramadani), Krivanjeva (45′ Potoku), Ibrahimi (45′ Hasani), Boshnjaku (45′ Bllaca), Namani (45′ Sadiku), Rrahmani (40′ Bilalli), Morina (45′ Isufi), Tolaj (45′ Zeka)  

Trajner: Debatik Curri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.