Testi i Maturës Shtetërore: Disa nxënës largohen nga testimi, ja arsyeja!
“Sot është mbajtur Testi i Maturës Shtetërore në nëntë qendra testimi në Komunën e Gjilanit, ku të gjithë maturantët iu janë nënshtruar këtij testi. Në përgjithësi, procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të qetë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
DKA ka falënderuar të gjitha palët e përfshira në mbarëvajtjen e këtij procesi, ekipet mjekësore, Policinë e Kosovës, drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.
“Megjithatë, në disa qendra testimi janë evidentuar parregullsi, kryesisht për shkak të posedimit të pajisjeve të ndaluara, si telefonat mobilë, dhe si pasojë disa nxënës janë larguar nga testimi. Numri i rasteve sipas qendrave është si në vijim”, thuhet në njoftimin e DKA-së, për të pasuar qendrat dhe numri i nxënësve të larguar.
• Qendra 1 – 1 nxënës është larguar
• Qendra 2 – 7 nxënës janë larguar
• Qendra 3 – Nuk ka të larguar
• Qendra 4 – 2 nxënës janë larguar
• Qendra 5 – 3 nxënës janë larguar
• Qendra 6 – 10 nxënës janë larguar
• Qendra 7 – 21 nxënës janë larguar
• Qendra 8 – Nuk ka të larguar
• Qendra 9 – 1 nxënës është larguar
“Të gjithë nxënësit, por edhe prindërit e tyre, të cilët konsiderojnë se u është shkelur ndonjë e drejtë gjatë procesit të testimit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Divizionit për Vlerësimin e Standardeve dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të MASHTI-t”, thuhet tutje në njoftimin e DKA-së së Gjilanit, që në fund, u ka uruar suksese të gjithë nxënësve të Komunës, në në rrugëtimin e mëtejmë në kërkim të dijes. /2LONLINE/
