DYLON

Testi i Arritshmërisë është caktuar të mbahet më 23 qershor

Testi i Arritshmërisë është caktuar të mbahet më 23 qershor
Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit e klasave të nënta, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është caktuar më 23 qershor.

MASHTI ka përgatitur dhe ka dërguar te DKA-të udhëzuesit dhe informacionet e detajizuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë 2020.

Në këto dokumente janë të përfshira informacione dhe udhëzime të rëndësishme sikurse data dhe afatet me rëndësi, organizimi kohor për ditën e testimit, rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e Testit të Arritshmërisë, detyrat e palëve kryesore të përfshira në administrimin e testit, detyrat e DKA-ve dhe shkollave, MASHTI-t, detyrat e komisionit të qendrës së testimit, detyrat e administruesit të testit, informata, udhëzime dhe rregulla për nxënësit, etj.

EkoHigjiena

MASHTI do të vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Drejtoritë Komunale për Arsim në mënyrë që i tërë procesi i realizimit të këtij testi të rëndësishëm të përmbyllet me sukses, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.