Pas konfirmit të infektimitit të një qytetari vitias me virusin COVID-19, qeveria e Republikës së Kososvës ka vendosur mbrëmë që territori i Komunës së Vitisë të futet në karantinë duke mos lejuar hyrjet dhe daljet nga kjo komunë. Megjithatë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga niveli qendor që sa më parë të ju dal në ndihmë kësaj komune me qëllim të parandalimit të përhapjës së koronavirusit.
“Vitia nuk mund të ja dal e vetëm në këtë situatë. Ne parapraksiht kemi marrë masa në fshatin Stubëll pasi që i infektuari me këtë virus është nga Stubëlla por që ka ardhur në këtë fshat prej Italisë. Na duhet sa më parë ndihma nga niveli qendror që ka vendosur që gjithë territori i komunës së Vitisë të futet në karantinë. Sidomos kemi nëvojë që niveli qendor të furnizon me mjete mbrojtëse personat që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate dhe atë me maska, dezinfektues, dorëza dhe të tjerë” u shpreh Kryetari Haliti.
Ai tha se kjo ndihmë është e domosdoshme por edhe me qëllim të parndalimit të përhapjës së këtij virusi. Ndërkaq në takimin që është mbajtur sot nga Komuna e Vitisë u potencua se dje është bërë dezinfiktimi i insitucioneve shëndetësore dhe se ky dezinfektim do të vazhdon edhe sot me prioritet të veçant në fshatin Stubëll ku pritet të bëhet dezinfiktimit i shkollës, kishës, shtëpisë së personit të infektuar por edhe në vendet publike.
Kryetari Haliti kërkon nga niveli qendoror që të gjej mundësitë të mbështetjes me staf mjekësor pasi që një pjesë e madhe e stafit mjekësor të Vitisë është në karantinë pasi që kanë kontrolluar personin që tashme ka dalur i infektuar me këtë virus. “Futja në karantinë e krejt komunës është e gabuar dhe është dashur të izolohet vetëm vatra e krizës ku kemi pasur të infektuar me këtë virus. Fatkeqësishtë ka munguar komunikimi nga niveli qendor me komunën e Vitisë” theksoj kryetari Haliti.
Gjithashtu Komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se nëse kanë dyshime që janë prekur nga ky virus të mos vizitojnë menjëherë mjekun por të telefonojnë në këtë numër 038 200 80 800. Poashtu kjo komunë kërkon nga qytetarët e saj që të ju përmbahen udhëzimeve të marrë nga niveli qendoror dhe të ju shmangen lëvizjeve të panëvojshme.