DYLON

Terri nuk vjen nga mungesa e dritës por nga heshtja e atyre që e shohin dështimin e zgjedhin të mos flasin

Terri nuk vjen nga mungesa e dritës por nga heshtja e atyre që e shohin dështimin e zgjedhin të mos flasin
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Terri nuk vjen nga mungesa e dritës por nga heshtja e atyre që e shohin dështimin e zgjedhin të mos flasin.

EkoHigjiena

Në Gjilan nuk po ndodh thjesht një keqqeverisje, po ndodh një shuarje e ngadaltë e shpresës, një zëvendësim i arsyes me interesa, një dorëzim i qytetarëve ndaj pushtetit që nuk jep llogari, por kërkon besnikëri verbërisht.

Mos u mashtroni me dreka e darka, me buzëqeshje, subvencione e favore të vogla.

Kur njeriu e shet vetveten për pak, nuk mbetet më asgjë për t’u mbrojtur nga padrejtësia. E dhimbshme me pa alamet shoqate, organizate, veterani etj, duke u servilosur ndaj pushtetit. Për gjynah!

Gjilani nuk është thjesht një qytet i harruar.

Është pasqyra më e qartë e dështimit politik të epokës që jetojmë. Kush e sheh këtë realitet e zgjedh të heshtë, bëhet pjesë e kësaj errësire.

Pak para zgjedhjeve hapen gropa. Jo për të ndërtuar, por për të mashtruar. Të hapura si plagët që pushteti ua la qytetarëve për katër vite rresht.

E verës, kur mërgimtarët tanë vijnë, do ta shohim më qartë turpin që është mbuluar vetëm me zhavor mes rrugësh.

Vetëvendosja në Gjilan nuk e meriton të jetë as në Kuvendin Komunal, e lëre më ta udhëheqë komunën. Kushdo që i shtrin dorën këtij pushteti, qoftë para apo pas zgjedhjeve, është bashkëpunëtor i së keqes, i shtyrë vetëm nga interesi personal.

Gjilani meriton udhëheqës të përgjegjshëm dhe që vërtetë e duan! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.