• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina

Tërnocasit në Zvicër mobilizohen për ndërtimin e shtëpive në Luginë

Redaksia 2LONLINE 12 Nëntor, 2013 3 min
 Tërnocasit në Zvicër mobilizohen për ndërtimin e shtëpive në Luginë

Në Biel Bienne janë takuar dy organizatat nga Lugina me seli në Zvicër, me përfaqësuesit e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) që ka marrë iniciativën për ndërtimin e 100 shtëpive në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Shoqata “Agimi” me seli në Avenches dhe “LMT” (Lidhja e Mërgimtarëve Tërnocas) me seli në Zofingen, që tubojnë bashkatdhetar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, të dielën, janë takuar me përfaqësuesit e FHKL, me ç’rast kanë biseduar rreth aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet me kushte të rënda, transmeton Titulli.

Përfaqësuesit e shoqatave u shprehën të kënaqur me këtë projekt të Fondit Humanitar, për të cilin thanë se “ndoshta është i vonuar, por, më mirë i vonuar se kurrë i filluar”, duke premtuar mbështetjen e aksionin, “pasi që është i orientuar për ruajtjen e substancës kombëtare në këto troje shqiptare”.

Në fund, të gjithë janë zotuar për të dhënë kontributin personal në kuadër të shoqatës së vet për këtë aksion, por njëkohësisht do të bëjnë thirrje për mobilizimin e të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë, që ta mbështesin aksionin që të përmbyllet me sukses dhe kështu të parandalohet shpërngulja e shqiptarëve nga këto troje.

Sipas njoftimit të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, shoqata “Agimi” u përfaqësua nga Xhemail Ibrahimi-kryetar, Adem Osmani-sekretar, ndërsa nga “LMT” morrën pjesë Sami Fejzullahu-kryetar dhe përfaqësuesit tjerë si Ahmet Salihu, Rafet Ademi e Skender Jusufi.

Në takimin për aksioni  me moton “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”, FHKL u përfaqësua nga kryetari Xhelal Memeti, nënkryetari Ahmet Bektashi, sekretari Adnan Imeri dhe Skender Ismaili arkëtar.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com