Tërnocasi Samir Ramizi nënshkruan me Wohlen
Futbollisti tërnocas, Samir Ramizi, karrierën do ta vazhdojë në Ligën e Dytë të Zvicrës. Ramizi ka arritur marrëveshje me skuadrën zvicerane Wholen, ku ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.
Samiri është shprehur i lumtur me klubin e ri, ndërsa ka deklaruar se ishte ish-legjenda e futbollit zviceran, Ciriaco Sforza, ai që e ka kërkuar me ngulm te Wholen, shkruan Titulli.
“Kam nënshkruar kontratë për dy vite me Wohlen dhe jam shumë i lumtur për këtë. Drejtori sportiv i klubit, Ciriaco Sforza ka këmbëngulur për transferimin tim dhe në fund kam vendosur që ta vazhdoj karrierën këtu”, është shprehur Ramizi, tashmë ish lojtar i Servette.
Samir Ramizi para se të inkuadrohej në Challenge Leaguen e Zvicrës ishte pjesë edhe e futbollit kosovar, ku ka bartur fanellën e Drenicës dhe të Dritës, derisa ka mbrojtur ngjyrat edhe të klubit futbollistik Tërnoci.
