DYLON

Tërnocalia kapet në kufi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia Rajonale e Gjilanit ka bërë me dije për arrestimin e një qytetari nga Tërnoci i Bujanocit, dhe se arrestimi i tij në portën kufitare “Dheu i bardhë”, ka ndodh në bazë të një urdhërese të Gjykatës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit është njoftuar nga pika kufitare ,,Dheu i Bardh” se kanë ndalur personin F. A. (1975) me banim në fshatin Ternoc, Bomuna e Bujanocit, Republika e Serbisë dhe se pas verifikimit ne bazën e të dhënave është vërtetuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest .

EkoHigjiena

“Patrulla Policore ka shkuar tek “Dheu i Bardh” dhe pasi kanë marr personin e lartcekur, i njëjti është dërguar në gjykatë, ku edhe është bërë realizimi me pagesë i urdhëresës së lartshënuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.