DYLON

Tërnava: FAK-u duhet që sovranitetin e saj legjitim ta shtrij në çdo cep të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, thotë se nëse për çlirimin e Kosovës na kanë ndihmua miqtë tonë së bashku me aleancën e NATO-s, atëherë pyetja shtrohet se a do ta çlirojshim vetë ne Kosovën prej okupatorit serb me forcat tona, pa ndihmën e NATO-s?

Prej çlirimit të Kosovës e deri më tani kanë kalua 16 vite, por a e kemi shtri deri më tani sovranitetin tonë në tërë territorin e Kosovës e sidomos në veri të Mitrovicës?

EkoHigjiena

Tërnava thekson se, nëse jo, atëherë a nuk u shkel kushtetuta e Kosovës deri më tani, apo tani e tutje po ndodhe kjo?!

“Nëse NATO-ja na ndihmoj në çlirimin e Kosovës, a nuk duhet ne të jemi mirënjohës dhe të këshillohemi me ta dhe nëse është e nevojshme edhe ti dëgjojmë për atë se çka na sugjerojnë?! Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës kanë për qëllim që të tejkalohen tensionet e luftës dhe të bëhet pajtimi mes dy shteteve e deri te njohja reciproke e këtyre dy shteteve. Nëse vjen deri te njohja mes veti të dy shteteve atëherë Kosova pa probleme do të anëtarësohet në OKB dhe do të jetë anëtare e plotë me të gjitha të drejtat e plota si të gjitha shtetet tjera”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nëse do të themelohet FAK-u muajve në vijim, dhe vazhdon bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n, pritet që së shpejti edhe FAK-u t’i bashkëngjitet aleancës së NATO-s dhe të jetë anëtare me të drejta të plota të kësaj aleance.

“Po u arrit kjo siç e shpjegova, bëhet pyetja se a do ta shtrij FAK-u sovranitetin e saj ne tërë territorin e Kosovës? Mendoj se këtu nuk ka nevojë për koment dhe FAK-u në çdo cep të territorit të saj do e shtrin sovranitetin legjitim të saj. Politika kosovare duhet të jetë e shkathet dhe kooperuese me aleatet e saj të luftës dhe të bëj analiza të thukëta rreth asaj se çka i propozohet në perspektivën e saj ushtarake dhe duhet ta din edhe njëherë se pa ndihmën e tyre ne nuk do të çliroheshim”, thekson ai.

Hajrullah Tërnava thotë se, prej çlirimit e deri më tani shndërrimi i FSK ne FAK është një proces i cili po vazhdon, dhe deri në shndërrimin në ushtri të rregullt do t’i ketë problemet e veta, por nëse ato udhëhiqen me mençuri dhe bashkëpunim me aleatët tonë në këtë rast me NATO-n, pa dyshim se ushtria jonë duhet të jetë në të ardhmen e gatshme dhe e përgatitur që ta ushtroj sovranitetin e saj në tërë territorin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.