Tërmkolli: Kosova më shtet ka qenë në vitet e 90-ta
Deputetja e AAK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Kosova më shtet ka qenë në vitet e 90-ta se sa tash, duke e quajtur në këtë mënyrë shtet fiktiv.
“Largimi i Jabllanoviqit dje a pardje kur ishte është veprim i mirë, dikush tha herët e dikush tha vonë. Mirëpo këtu ka edhe shumë ndërhyrje tjera këtu të Beogradit në institucionet e Kosovës, pasi po lënë gjurmë në planin politik të vendit tonë. Qeveria fatkeqësisht po kërkon ndihmë edhe nga Serbia edhe nga Brukseli. Zonja Tahiri para do ditë kërkoi nga Brukseli që të kërkoi nga Vuqiqi most ë bëjë emërime të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, zonja Tahiri po më vjen keq që ka mbet në atë terminologjinë e viteve të 90-ta. Sot me kërku nga Brukseli dhe Beogradi me na i kry puntë tona është e palogjikshme”, ka thënë Tërmkolli, transmeton Indeksonline.
“Ajo fluska e borës është ngri, s’është shkri shpejtë. A e kemi një shtet real, a e kemi një shtet fiktiv? Kjo është katastrofale, s’ka pse me u qudit prej veprimeve të qytetarëve, sepse ne po japim imazhin e një shteti fiktiv.”, shtoi ajo.
