Tërmeti që u ndie në Kosovë në orën 14 e 15 minuta kishte një forcë 4.7 shkallë të Rihterit. Nuk raportohet për dëme. Por, qytetarët u trembën, meqë dridhja ishte e fuqishme.
KTV citon Shemsi Mustafën nga Agjencia Gjeologjike e Kosovës, divizioni sizmik, të ketë thënë se tërmeti ka qenë me forcë dhe magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit. Mustafa ka thënë se epiqendra është 31 kilometra në veriperëndim të Prishtinës, saktësisht në mes fshatrave të Vushtrrisë, Vesekofc e Bozhlan. Edhe dy ditët e kaluara Kosova ishte goditur nga tërmete të lehta./koha.net/