DYLON

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 04/01/2018. Në ora 11:54 sipas kohës lokale, vendi ynë është lëkundur nga një tërmet që ka goditur Malin e Zi me magnitude 5.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit, dhe është përcjell me disa tërmete (Pasgoditje) me intensitet më të ulët 2.8-4 shkallë Rihter

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 64 km në lindje të Podgoricës, 24 km Perëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat : 42.62 (latituda) dhe 19.96 (longituda) ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.