DYLON

Teren sportiv për Lagjen “Malësia”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të martën më 10 maj, projekti DEMOS ka nënshkruar kontratë me Komunën e Kamenicës për shfrytëzimin e fondit të fituar nga Skema e granteve për vitin 2016. Shuma e përgjithshme e granteve të pranuara nga komuna e Kamenicës është 11.989.05 euro, të cilat kjo komunë do ti investojë në ndërtimin e terrenit rekreativ në lagjen ‘Malësia’ në Kamenicë.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani me këtë rast ka thënë se po përmbushet edhe një premtim i dhënë i cili do të përmirësojë kushtet e infrastrukturës në komunë. “Pas ndërtimit të shkollës në lagjen Malësia në vitin 2009, mungesa e terenit sportiv ka qenë mjaft e madhe dhe fatkeqësisht nuk ishte në agjendën e qeverisjes komunale në mandatin paraprak. Sot ne finalizuam një marrveshje me Projektin DEMOS me anë të së cilës do të bashkëfinancojmë ndërtimin e terenit sportiv. Ky projekt kalon vlerën e 20 mijë eurove ndërsa 12 mijë nga këto janë grant nga HELVETAS, Projekti DEMOS” tha kryetari Sinani. /2L ONLINE/

EkoHigjiena



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.