DYLON

Tentoi të hyjë në Kosovë me test të falsifikuar të COVID-it, kthehet në kufi në Bernjak një shtetas i Serbisë

Tentoi të hyjë në Kosovë me test të falsifikuar të COVID-it, kthehet në kufi në Bernjak një shtetas i Serbisë
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 08.09.2021 rreth orës 07:40, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar një shtetas të Serbisë në vijën e dytë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Shtetasi serb A.D., (viti i lindjes 2001, mashkull), ka prezantuar tek autoritetet policore një dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, që mban datën 06.09.2021, i lëshuar në Novi Pazar. Gjatë bisedës me personin në fjalë, ai pranon se testi është i falsifikuar dhe se të njëjtin e ka ‘punuar’ vetë në shtëpinë e tij. 

EkoHigjiena

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’. Dokumenti konfiskohet nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari kthehet për në Serbi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.