DYLON

Tensioni i lartë i gjakut më i rrezikshëm për gratë

Avatar photo Redaksia

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë më i rrezikshëm për gratë se për meshkujt, tregon një studim i ri.
Si rezultat i kësaj, femrat mund të kenë nevojë për një trajtim më të hershëm dhe më agresiv të sëmundjes, thonë autorët e studimit.

“Deri tash është menduar se tensioni i lartë i gjakut ka qenë i njëjtë për të dyja gjinitë, dhe trajtimi është bazuar në këtë parim”, thotë autori kryesor i studimit, Dr. Carlos Ferrario, profesor në Wake Forest Baptist Medical Center.

EkoHigjiena

Derisa vdekjet për shkak të sëmundjeve të zemrës kanë rënë dukshëm në mesin e burrave gjatë tre dekadave të kaluara, e njëjta nuk vlen për gratë, thonë më tej studiuesit. Ndryshe, sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e grave amerikane.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Therapeutic Advances in Cardiovascular Disease.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.