DYLON

Tensione para stacionit të policisë

Avatar photo Redaksia

E plotësuar: Policia e Kosovës ka filluar shpërndarjen e protestuesve para hyrjes së stacionit qendër, ku po mbahet Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se policia e Kosovës po përdorë gaz lotsjellës për ti shpërndarë ata. Përmes një njoftimi të LVV-së, thuhet se ka filluar intervenimi brutal i Njësive Speciale të Policisë, ndaj qytetarëve të grumbulluar para stacionit policor, në mbrojtje të Albin Kurtit.

EkoHigjiena

…………………………………………

Tensione para stacionit të policisë

Pas lajmit për arrestimin e Kurtit, shumë aktivistë të Vetëvendosjes dhe të partive tjera opozitare janë mbledhur para stacionit qendër të policisë në Prishtinë
Ku ish lideri i VV-së, po intervistohet nga policia.
Forca të mëdha policore janë vënë në mbrojtje të kësaj godine të stacionit policor Qendra, i njohur si 92-shi i Prishtinës. Nërkohë numri i aktivistëve dhe qytetarëve që po i përgjigjen thirrjes së VV-së për mobilizom është duke u rritur. Mediat raportojnë se protestuesve u janë bashkuar edhe liderët e dy partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Raportohet gjithashtu se disa nga protestuesit e mbledhur kanë nisur të sulmojnë dhe thyejnë me gurë e gjësende të tjera kundër portës kryesore dhe xhamave të këtij stacioni policor.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=44998

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.