Temperatura të larta në Gjermani, deri në 40 gradë

Temperatura të larta në Gjermani, deri në 40 gradë

Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Gjermani, pasi vala e nxehtësisë me nofkën ”Ulla” po përshkon gjithë vendin, sipas shërbimit gjerman të motit DWD.

Meteorologia e DWD-së, Sabine Krueger tha se rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat do të mbeten në 29 gradë Celsius.

Sipas Krueger, temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39 gradë dhe në disa vende tejkalonin edhe 40 gradë.

”Temperatura më e lartë në Gjermani u shënua më 7 gusht 2015, në qytetin bavarez të Kitzingenit me 40,3 gradë Celsius”, sipas DWD-së.

Gjermania nuk është vendi i vetëm në Europë me këtë valë ekstreme.Në pjesë të Francës, zyrtarët paralajmëruan për ditën e nesërme se temperaturat do të tejkalonin 40 gradë Celsius.

KOMENTE