DYLON

Temë e bisedimeve në Bruksel, pronat e Serbisë në Kosovë!

Avatar photo Redaksia

Gjatë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, temë e bisedimeve nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pronat e Serbisë në Kosovë, tha zyrtari lartë i qeverisë serbe.

“Temë e bisedimeve nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pronat e Serbisë në Kosovë. Nuk është vetëm Trepça kompani publike. Qendra e skijimit Brezovica, një pjesë e madhe e aseteve të Postë-Telekomit, Industria e Naftës (NIS)”, tha sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Velko Odaloviq për RTS-ë, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

Ai pohoi se Serbia ende është duke shlyer borxhet ndërkombëtare, shkaku i pronave që kanë mbetur jashtë territorit dhe kontrollit të saj.

Odaloviq tha se duhet të shihet se në çfarë gjendje është Trepça, përkatësisht në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Ku ishin institucionet e Kosovës. Ajo u shemb, u braktis, u shkatërrua. Në pjesën veriore gjithçka funksionon”, shtoi ai.

Ndryshe, dje me 67 vota për, 3 abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për riorganizimin e Ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurinë e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.