Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për herë të parë ka pritur në takim ambasadorin hungarez, Jozsef Bencze, me crast ky i fundit u njoftua për projektet si dhe iniciativat e komunës.
Gjatë këtij takimi, diskutimi është shtrirë nga zhvillmi ekonomik, arsimi, shëndetësia e kultura e deri tek potenciali i investimeve që mund të vijnë në Gjilan nga kompanitë e huaja, vecmas nga shteti hungarez.
Kryetari Hyseni shprehi falënderime ndaj ambasadorit hungarez për gatishmërinë për thellim bashkëpunimi.
Ndërsa, në anën tjetër, ambasadori hungarez shprehi kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Komunën e Gjilanit dhe njiherit njoftoi se Ambasada Hungareze do të bëjë një rrugëtim nëpër qytetet e Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik. Me këtë rast, ambasadori tha se Gjilani përfaqëson një mundësi të mirë për ngritjen e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik.
Për më shumë mund të ndiqni konferencën e plotë të kryetarit Hyseni dhe ambasadorit Bencze. /2LONLINE/