DYLON

Temë diskutimi edhe dialogu me Serbinë

Temë diskutimi edhe dialogu me Serbinë
Avatar photo Redaksia

Sot, në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje , Kryetari Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. Gjatë takimit, z. Kurti i prezantoi ambasadorit qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me programin e Lëvizjes dhe propozimet tona për të dalur nga kjo krizë duke stimuluar zhvillimin ekonomik për krijimin e vendeve të punës si dhe për shtetin e së drejtës i cili e mban ligjin mbi politikën. Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në interes të ndërsjelltë të dy vendeve.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.