DYLON

Temat kyçe e bisedave parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, po qëndron për një vizitë zyrtare disa ditore në Washington. Ai takoi Bruce Wartz, zëvendës-asistent i Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Wayne Salzgaber, zëvendës-drejtor i Byrosë Nacionale Amerikane për INTERPOL.

Temat kyçe e bisedave që ministri Hyseni pati në këto takime ishin parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, luftimi i krimit, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar policor.

EkoHigjiena

Bashkëbiseduesit amerikanë vlerësuan lartë të arriturat e Kosovës në përballjen e saj me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. U konstatua se tashmë Kosova ka demonstruar efikasitet në parandalim të këtyre dukurive, që Kosovën e bëjnë shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë vende tjera të botës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.