Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Xhevat Shabanit

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Xhevat Shabanit

Federata e Karatesë

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta mjeshtrin e karatesë, trajnerin, anëtar i bordit i Federatës së Karatesë e Kosovës Xhevat Shabani.

Në emër të gjithë karateistëve, bordit drejtues të FKK-së dhe emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Shabani, klubi i Karatesë Elita nga Gjilani si dhe gjithë adhuruesve të sportit karatesë.

Ismet Krasniqi:
Kryetari i Federatës së Karatesë e Kosovës

***

Komiteti Olimpik i Kosovës

E nderuara familje e z.Xhevat Shabani, e nderuara Federatë e Karatesë së Kosovës

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Shabanit, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Karatesë së Kosovës dhe trajner i klubit të karatesë Elita nga Gjilani.

Karateja humbi një mjeshtër të saj, ndërsa sporti ynë mbeti pa një ish sportist të shquar, një njeri të respektuar që dha kontribut të çmuar për avancimin e karatesë.

Ndarja e hershme e tij nga jeta, do të lë mangësi të mëdha tek brezat e tij, për të cilët ishte idhull se si me punë dhe përkushtim arrihet deri tek suksesi.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Karatesë së Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

Besim Hasani
President i Komitetit Olimpik të Kosovës

KOMENTE