Këshilli Kombëtar Shqiptar sot iu ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë lidhur me caktimin e përkthyesve dhe lektorëve për tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe i paraparë në Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e botimit të teksteve mësimore me përmbajtje në gjuhën shqipe.
Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk pranon të caktoj përkthyesit e lektorët nga ana këtij institucioni as nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore e as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, por kërkon që përkthyesit e lektorët të caktohen nga Ministria e Arsimit të Replikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në korespondim ndërministror Serbi – Kosovë – Shqipëri., shkruan Titulli.com.
Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosova.