DYLON

Tekstet mësimore kthehen mbrapa në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Serbia ka kthyer për në Kosovë tekstet mësimore që kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës prej datës 9 shtator 2015. Këto tekste ishin dedikuar për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ishin donacion i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së qeverisë së Kosovës.
Për të kundërshtuar kthimin e librave në Kosovë, në fshatin Konçul, që gjendet afër kufirit, u organizua një protestë, ku protestuesit mbajten rrugën të bllokuar për një kohë, por më pas ata e liruan atë, bëjnë të ditur burimet e portalit Titulli nga ky fshat.

Në protestë ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili theksoi se tekstet duhet të shkojnë në duar të nxënësve e jo të kthehen në Kosovë.

EkoHigjiena

“Ne kërkojmë nga Republika e Kosovës që asnjë tekst mësimor nga Republika e Serbisë të mos përdoret në Kosovë”, tha Musliu.

Kohë më parë, një protestë për zhbllokimin e teksteve u organizua edhe para terminalit doganor në Preshevë, por këto protesta nuk dhanë rezultate, pasi Serbia nuk po lejon përdorimin e teksteve nga Kosova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.