DYLON

Tejkalojnë në vijë të plotë, u konfiskohen patentë shoferët

Tejkalojnë në vijë të plotë, u konfiskohen patentë shoferët
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto ku shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që ti identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.