DYLON

Tejkalim në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Tejkalim në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj
Avatar photo Redaksia

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilinën shihet vozitësi duke drejtuar automjetet e tij në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Sipas tij, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që ta identifikoj   kundërvajtësin ndaj të cilit është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.

EkoHigjiena

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.