” njeriun duhet parë në teatër… mbase aty duket ?!…”
…Teksa po shkonin në teatër, mendonin se do të kalojnë një mbrëmje të këndshme që do t`ua dhuronte shfaqja dhe ishin të një mendimi se “nëse shfaqja është mesatare do t`u pëlqejë”, dhe nuk kishin idenë nga u erdhi ai mendim. Para se të hynin në sallë, në foaje e morën nga një verë. Në foaje, artisti kishte përshtypjen, se arritën në stacion të autobusëve apo në një bastore fshati… ishin mbledhur disa pensionist, mbushnin tiketat e bastoreve, dhe çuditërisht, i mbushnin me një siguri absolute dhe kur dikush kundërshtonte prognozimin e tyre ata qeshnin me të madhe… Aty ishte edhe një qift nga një fshat i thellë malorë… malorë sepse vëreheshin nga veshja. Artistit iu afrua një fëmijë… marlboro, Marlboro…! Artisti tha jo, pastaj fëmija ja ktheu “ pash zotin që e blen”. Ai tha, jo se kam…! “ Pash qet qikën që e blen”… “ Ama një marlboro”… T`kuqe a t`bardhë? …Artisti : një t`kuqe dhe një t`bardhë. Në hyrje të teatrit krekosej një burrë me qëndrim baletanti. Artisti nuk e njihte, ndërsa vajza e pyeti : a jeni ju regjisori? Jo, unë jam “sekjuriti gard ”… tha ai, me një nervozë që gati sa nuk e goditi artistin. Vajza pëshpëriti… përgjigje provinciali. Ai ktheu kokën kah vajza, u shitua… vajza ishte shumë e bukur, tejkalonte femrën, përmes asaj veshjeje tejkalonte edhe bukurinë e saj të mahnitshme… ajo kishte një fustan të gjatë e të hapur në mes të këmbëve… flitet se nuk ka diçka më feministe se ai lloj fustani. Askujt nuk i intereson përmbajtja kur forma është e tillë. Femër inovative, me kulturë të mprehtë, elegancë, me vetbesim të lartë dhe me shikim drejt në sy… pamje monumentale, dhe sigurisht në rast të këtillë të shkon ndërmend se “tendenca për tu dukur bukur, është terapi ne vete”. Ajo e pyeti, a të pëlqen aktori që luan rolin kryesor, dhe kur e shikoi në sy, iu duk sikur kërkonte përgjigje tjetër, dhe e bëri të ndjehet ndryshe? Atë moment, nuk e kishin më dilemën se a do tu pëlqejë shfaqja, bile, harruan pse janë aty… Për fatkeqësinë e tyre, kjo shfaqje jepej pa para, ngase ishte “14 shkurti” festë e madhe, djaloshi thoshte… kurrë nuk e kam kuptuar pse në atë datë shfaqej “ Shkëmbi Dardan”. Në foaje dukeshin edhe biri i drejtorit me një shoqe siç e quante ai. Aty ishte edhe kamarieri i cili shërbente edhe në banak. Vajza e pyeti pse nuk ka shikues. Ai ia ktheu… jemi herët, edhe ashtu publiku pak vonohet. Primat në foaje kishte vënë parfumi i vajzës i cili pothuajse ishte derdhur padashje i tëri. Ajo e kishte ngritur gotën lartë dhe priste, pastaj tha “gëzuar dhe urime”.Ai e hetoi se kishte diçka tjetër në mes tyre! I cakrruan gotat, dhe e pyeti, përse urime? Vajza e humbur i tha… më fal… unë desha… i cakrruan prapë gotat dhe u shikuan gjatë në sy. Atij iu duk sikur e mblidhte veten për t`i thënë diçka madhështore, diçka të çmendur… Ai thithte cigaren ,dhe kishte drojë mos i vinte erë jo e mirë, por vendosi ashtu, që këtë cigare ta thithë deri në fund. Bile njëherë pa dashjen e tij ia hodhi tymin fytyrës, por shpejt i kërkoi falje. Ajo e shikoi në sy lehtë dhe i tha… përse ma… sa sy të bukur ke. Djaloshit iu duk se e zuri rryma,dhe ata dy tashmë e ndjenin se po thonë diçka tjetër… Ajo filloi të kujdesej për lëvizjet e saj. Tashmë çdo reagim i saj fliste, dhe ajo ishte e vetëdijshme… dukej shumë seksi. Parfumi i saj ishte aq ndikues, sikur shtonte atë … fjala e parë që do t`a thoshte do të ishte pikërisht “ seks”. Për dy minuta fillon shfaqja, u dëgjua zëri i kamarierit… Sa më shumë që kalonte koha shikimet bëheshin më të thella, zëri po ashtu. Tani të dy po ndjeheshin njësoj. Biseda tashmë ishte e humbur, flitej kot. Shikimet anash ishin më të lehta, ndërsa, kur shikoheshin në sy… qesheshin lehtë dhe pa kuptim… Sytë tregonin eksitim, këtë e dinin, siç e dinin faktin se dashuria nuk mund të fshihet. Tashmë ai nuk kishte tendencë ta fshihte asnjë reagim nga vajza, e cila kishte shikim shpues… ndërsa ajo i tha… duhet t`i lëmë gotat dhe të hymë – deshi të thërriste – kamarier, po ai reagoi… unë i lë gotat… ma jep – bëri një pauzë, kolliti dy here- gotën tënde. Vajza e shikoi në sy. Ai qeshi lehtë dhe duke ia marrë gotën, preku dorën e saj, përmblodhi veten dhe nuk i largoi sytë nga sytë e saj, ju duk sikur i thanë njëri tjetrit ,, edhe unë përjetova orgazmë. E mori gotën e saj dhe duke shkuar në banak i sillej një mendim i vetëm nëpër kokë, por jo konkret. Imagjinonte veten në ato momente. Iu duk vetja idiot si Romeo. Nga habia i la gotat në tokë dhe u nisën drejt sallës. Kur arritën te dera, i dha përparësi vajzës dhe ia vendosi dorën në bel, ajo ktheu kokën dhe e shikoi në sy… askush kurrë në jetë nuk e kishte shikuar aq thellë… Tashmë ishin brenda, bukuroshja kryeneçe, e zgjuar, e mprehtë, shikimi i saj plot jetë, vetëbesim… tha me vete, sa mirë që ne i bëjmë këto shfaqje që nuk i interesojnë askujt. Aty ishte edhe një çift në fillim të sallës. “Edhe ata nuk e shikonin shfaqjen“! Filloi t`i vinte një gamë e gjerë idesh dhe mendimesh, filloi të fantazojë për të . Sa herë e shikonte, e shtrëngonte diçka në gjoks. Vajza duke e shikuar në sy i tha, pse nuk përgjigjesh? Ai: çka të përgj…aaa po…a më pëlqen ai djali…i cili është aktori kryesor në shfaqje… aaa… e përse duhet të më pëlqejë mua? Jo, jo, nuk duhet të të pëlqejë, por ashtu vetëm pyeta, mbeti disi i hutuar dhe menjëherë reagoi… femra në princip është… femër. Qeshën të dy. Tashmë ishte e qartë… në mes tyre ndodhte diç… pa vetëdije shkuan në fund të sallës, të shikojnë shfaqjen! Kur u ulën, këmbët iu prekën rastësisht. Ai i la ashtu, priste të reagoj vajza… madje shumë pak… këmbët më nuk prekeshin… të dy bëheshin sikur tash duhet përcjellë shfaqjen..! Ai filloi t`ia afroj këmbën, njëherë e preku… prapë e largoi… prapë bëri atë lëvizjen tashmë të njohur ,, rehatimi në karrigë,, dhe kur e mori pozitën e re, e preku mirë këmbën e saj…vendosi dorën mbi mbajtësen e karrigës… kinse pa dashje preku dorën e saj, e shikoi, por tani nuk ishte më ai ,, shikimi i thellë,, por ishte shikim plot seks… uhhh… U rrënqethën të dy…ajo tha : sa keq që nuk ka publikë në teatrot tona. Artisti ja ktheu: Teatrot tona në princip janë…teatro… …Në shfaqje dëgjohet fjalia ,, nuk më pëlqen kur flet me bindje“ E dëgjon…Bindja ne esencë është vdekje, e palëvizshme…i tha atij. Pse flet me bindje… ia ktheu : Në teatrin ,, provincial ka shume gënjeshtra… Atëherë mos i dëgjo teatrot provinciale, ia ktheu vajza. Aty filluan të prekeshin lehtë dhe me hezitim, as vet nuk e dinte nga i erdhi ajo forcë, Ashtu i habitur tha, ndalja pak zërin ju lutem… I shikoi buzët e saj plot epsh. Zemrat filluan t`ju rrihnin më fort… Pastaj djali I drejtorit doli jashtë sallës. „Shoqja“ e birit të drejtorit siç e quante ai, mbeti vet… sa pamje e dhimbshme!? Sikur barka në mes të oqeanit… shoqja e djalit të drejtorit filloi të shikonte në anën tone. Femra edhe nëse të jep trupin dhe zemrën, prapë nuk të është dorëzuar e tëra… ku po shkon djali I drejtorit? Artisti iu përgjigj duke iu dridhur zëri…në toaletë. Ti nuk dua të shkosh tash në toalet ia ktheu vajza… artisti qeshi lehtë dhe e shikoi gjatë në sy, me një forcë që deri në atë kohë nuk e kishte. Djali i drejtorit u kthye, shkoi te ,, shoqja,, siç e quante, iu afrua, e puthi lehtë në buzë .Ajo nuk bëri asnjë lëvizje… artisti i tha „shoqës së vet“ dashuria është hyjnore ndërsa seksi u takon kafshëve! Ajo psherëtiu “ thonë se seksi të bën më të mirë në humor dhe më relaksues“ Aiiii: … këto thuhen në librat e Bukovskit, e kishte parë një libër “femrat- bukovski“. Kishte bindje se aty duhej të shkruhej diç e tillë. Vajza plot seks i tha… të mungon humori… Ai ia ktheu, kujdesu ti për humorin tim… E shikoi gjatë në sy, mirëpo tash kishin thyer individualitetin e njëri tjetrit, shikoheshin në sy pa dhimbje. Djaloshi i humbur nga gëzimi iu lut, kam një kërkesë nga ti… Dua të më flasësh në mënyrë banale, pastaj filluan të putheshin me plot epsh . Në shfaqje dëgjohet “ Në provincë sikur në dashuri nuk vlen e vërteta“ Mirëpo në provincë vajzën që e pëlqen gjithmonë e ke afër dhe e takon kur të duash… Iu afrua, ia kapi lehtë buzën e poshtme dhe ia kafshoi. Ai u rrënqeth, ajo po ashtu. E ndjeu trupin e saj shumë të nxehtë. Ajo vetëm e shikonte në sy , ai po ashtu . E uli dorën drejt gjoksit të saj që ishte fryrë, lëshoi një klithmë të lehtë. Ajo po fërkonte këmbët e saj me njëra tjetrën, ai e puthte. Pastaj…!!! E lanë shfaqjen dhe të dy tashmë po luanin teatër, ama me shpirt…U ndal rryma, djaloshi i shtrirë në tokë pëshpërit, Korporata Energjetike u kujdes për këtë detaj, korporatë unike për të cilën flitet se ka kohë që ka mbetur pa “njerëz”. Ta shohim a kanë gjenerator. Presin gjatë, por askush nuk vjen dhe asgjë nuk ndodh. Djali i drejtorit bashkë me shoqen, siç e quante ai vetë, dëgjohet duke dalur jashtë. Ata dy mbesin vetëm. Vajza e shtrirë në mes të karrigeve, tha „ ata po shkojnë në banesë“…, ndërsa djali ja ktheu shshsh…! Erdhi rryma dhe filluan të dëgjoheshin zërat e njejtë, derisa këta dy ishin duke u puthur në tokë dhe..iihiii.. teatri i ngjante një fëmije të braktisur. U dëgjua një aktor, ejjj… prapë salla e zbrazët… për kë po e japim shfaqjen? Derisa zëri i tyre ikën në thellësinë e Teatrit, djaloshi qeshet me aktorin dhe i thotë vajzës… shshsh… ata ndjeheshin të lumtur e të humbur, sigurisht më të lumtur pa aktorë, por jo pa teatër… Se qyteti pa teatër është si teatri pa llozhë…Teatrit i duhet urgjentisht një llozhë, sikurse qytetit që i duhet një Teatër urgjentisht…vajza ja ktheu …shshsh… ooooh.. mooos!
/Ekrem SOPI/