/2L ONLINE/ – Teatri “Istref Begolli”, nga Komuna e Pejës, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, ka shfaqur mbrëmë dramën “Mendje Djallëzore”, me tekst të Blerim Haxhiajt dhe me regji të Elmaze Nura, ku të pranishmit e shumtë kishin rastin të shohin edhe nga afër një shfaqje, e cila prezantonte aktualitetin në vend, problemet me drejtësinë, problemet shoqërore por edhe ndikimet e jashtme në maskimin e të vërtetës.
Regjisorja Elmaze Nura, në fjalën e saj ndër të tjerash ka thënë se kjo shfaqje qëllim ka të sjell aktualitetin e përgjithshëm në skenën e një shfaqjeje, duke spikatur kryesisht, jetën e dy të burgosurve, nga të cilit pafajsia detyrohet të vuaj dënimin për krimin e pakryer asnjëherë, kundrejt kriminelit i cili paraqitet figurë me ndrikim edhe nga burgu.
Të pranishmit, kanë dhënë vlerësime pozitive për shfaqjen e cila sipas shumë kritikëve të cilët kanë dhënë vlerësimet për shfaqjen, kanë thënë se “ky është realiteti i deritanishëm, ku kriminelët shpeshherë përmes ndikimit dhe lidhjeve të fuqishme që ka, shfrytëzon çdo gjë, për të shpëtuar nga vepra penale, duke mëveshur të tjerëve fajësinë në mënyrë që vet krimineli të lirohet”, thanë ata ndër të tjerash.
Ndërsa, gjatë natës së sontme publiku i Gjilanit kanë mundësinë që nga afër të ndjekin shfaqjen “Lutfa në kohën e Dashurisë”, nga Teatri “Multimedia” Prishtë, me tekst të Jeton Nezirajt dhe me regji të Blerta Nezirajt”. /2L ONLINE/