DYLON

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka nevojë për mbështetje

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka nevojë për mbështetje
Avatar photo Redaksia

Teatri i Qytetit të Gjilanit si qytet me traditë teatrale ka dhënë dhe vazhdon të kontribuojë në kulturën e qytetit dhe vendit në përgjithësi.

Teatri i Gjilanit përpos produksionit të vet, ka pasur në skenën e saj edhe trupa mysafire jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia si dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Nevojat e këtij institucioni kaq me vlerë janë në kontinuitet dhe nga më të ndryshmet. Krahas kësaj ndihma e Komunës së Gjilanit nuk ka munguar, por asnjëherë nuk ka qenë e mjaftueshme.

Prandaj, kandidatja nga radhët e PD-së, Mrika Krasniqi Shala premton se do të jetë zëri i teatrit, zëri i këtij institucioni kulturorë që i jep përditë e më shumë renome Gjilanit.

Ajo kërkon mbështetjen e stafit drejtues dhe pjesëtarëve të stafit teatral që në mandatin e ardhshëm të jetë aty (brenda asamblesë komunale), por edhe pranë tyre.

Edhe Kryetari i degës dhe njëkohësisht bartës i listës së PD-së, Msc  Skender Berisha, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, që kandidatja Mrika Krasniqi Shala ka premtuar angazhimin e saj.

Voto  #142

Voto  #nr. 6 Mrika Krasniqi Shala

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.