DYLON

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka nderuar aktorët e gjeneratës së vjetër

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka nderuar aktorët e gjeneratës së vjetër
Avatar photo Redaksia

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka nderuar aktorët e gjeneratës së vjetër. Mirënjohje kanë marrë: Sabedin Shahiqi, Jashar Shahiqi, Ramadan Kurti, Naser Zymberi dhe Mejreme Berisha, me motivacionin: Mirënjohje për kontributin jetësor dhe përkushtimin në zhvillimin e Artit dhe Kulturës në Gjilan.

Postimi i plotë i Teatrit të Qytetit

EkoHigjiena

Sot, në një ceremoni të thjeshtë e plot ndjenjë, nderuam aktorët e gjeneratës së vjetër – ata që me përkushtim, sakrificë dhe dashuri e ndërtuan teatrin tonë.

Një moment falënderimi dhe respekti për njerëzit që i dhanë zë, shpirt dhe dinjitet skenës, dhe që me punën e tyre vazhdojnë të jenë themel i kujtesës sonë kulturore. Mirënjohje për kontributin, energjinë dhe trashëgiminë që na lanë dhe na e lënë çdo ditë.

Faleminderit që na mësuat çfarë do të thotë të jetosh për teatrin.

Faleminderit, Sabedin, Jashar, Ramadan, Naser dhe Mejreme!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.