DYLON

Teatri i Gjilanit shpall konkurs për dizajnimin e logos së re

Teatri i Gjilanit shpall konkurs për dizajnimin e logos së re
Avatar photo Redaksia

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka shpall kokurs për dizajnimin e logos së re, duke i ftuar të gjithë dizajnerët që të aplikojnë me punimet e tyre për logon e re të këtij institucioni kulturor.

Drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi, ka deklaruar se duhet të marrin parasysh se punimet e tyre duhet të kenë elemente artistike dhe estetike të dallueshme për veprimtarinë e Teatrit, të jetë origjinale dhe unike, si dhe elemente të tjera.

“Përpos ndryshimeve të mëdha, që prej kalendarit kulturor e deri tek brendingu, kemi vendosur që Teatrit të Qytetit të Gjilanit t’i japim pamje tjetër edhe përmes logos. Të gjithë dizajnerët janë të lirë që me punimet e tyre të aplikojnë përmes konkursit publik. Komisioni profesional do ta zgjedh logon më të mirë dhe ky institucion i krenarisë do ta ketë shenjën e veçantë dalluese”, ka deklaruar Zymberi.

EkoHigjiena

Konkursi i shpallur të hënën do të qëndroj i hapur 15 ditë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.