DYLON

Teatri i Gjilanit prezanton programin e tij për muajin shkurt

Teatri i Gjilanit prezanton programin e tij për muajin shkurt
Avatar photo Redaksia

/Teatri i Qytetit – Gjilan /

Programi | Shkurt 2025

EkoHigjiena

Teatri i Gjilanit prezanton programin e tij të pasur për muajin shkurt, duke ofruar një larmi shfaqjesh teatrore dhe artistike për publikun e tij.

Sezoni nis me rikthkimin e shfaqjes / komedisë më të reprizuar aktualisht të teatrit tonë | E VËRTETA të Florian Zeller, një komedi që eksploron që eksploron gënjeshtrat dhe sekretet brenda marrëdhënieve njerëzore, për të mirëpritur shfaqjen mysafire nga Teatri ODA, komedinë e jashtëzakonshme “Shef Lumturimi,” me autor Lirak Çelaj dhe regji të Florent Mehmetit. Komediani nga Shqipëria, aktori Gent Azizi, prezanton “kRAZY Brother,” një stand-up komedi me plot situata fantastike.

Rikthehet, pas pjesëmarrjes në Festivalin e Dramës Shqipe, “Jam Unë Ajo”, një dramë e fuqishme mbi depresionin pas lindjes.

Poashtu, programi përfshin edhe një tjetër kryevepër të Florian Zeller, “Djali,” nën regjinë e Erson Zymberit e cila sjell në skenë një dramë prekëse për marrëdhëniet familjare dhe sfidat emocionale.

Për të vegjlit dhe familjet, në mesditë kthehet “Meri Popins,” një përrallë magjike e Pamela Lyndon Travers.

Muaji mbyllet me super komedinë “Togeri nga Inishmori,” një dramë e Martin McDonagh me regji nga Shkelzen Berisha, që sjell humorin e zi dhe tensionet në një komunitet të izoluar.

Teatri i Gjilanit ju fton të bëheni pjesë e këtij programi të pasur dhe shumëllojshmërisë artistike që sjell çdo natë një përvojë të veçantë teatrore. Mos e humbisni mundësinë për t’u ndier pjesë e artit tonë dhe emocioneve që aktorët sjellin /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.