Teatri i Gjilanit për mu ka me mbetë përgjithmonë shtëpia ime
Nga: Erson Zymberi
Sot, me përfundimin e mandatit tim të dytë, e përmbyll edhe punën time si drejtor i Teatrit të Gjilanit.
Në mbyllje të kësaj periudhe shumë të veçantë për mu, ndiej mbi të gjitha mirënjohje për njerëzit me të cilët e ndava punën dhe përgjegjësinë e përditshme: aktorët, kolegët, bashkëpunëtorët artistikë, stafin teknik e administrativ, partnerët dhe publikun tonë.
Këto vite ma kanë forcu bindjen se nji teatër ndërtohet me besim, bashkëpunim dhe hapësirë për ide e njerëz. Faleminderit të gjithëve që kontribuuan, që na mbështetën dhe që, me mendimin e tyre kritik, na ndihmuan me u ba ma t’mirë.
Tash do ta vazhdoj punën në Fakultetin e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës, si profesor i Regjisë së Teatrit. Përvojën e këtyre viteve po e marr me vete, me dëshirën me e nda me studentët dhe me vetëdijen se, për me i mësu të tjerët, duhet me vazhdu me mësu edhe vetë.
Teatrit të Gjilanit i uroj punë të mbarë, guxim artistik dhe një publik që e përcjell me besim e kërkesa. Për mu, ai ka me mbetë përgjithmonë shtëpia ime.
Teatri ka qenë këtu para nesh dhe ka me vazhdu edhe pas nesh. Unë pata fatin me i shërby për një kohë. /2LONLINE/
