DYLON

Teatri i Gjilanit nis projektin më të ri – “God Bless America”

Teatri i Gjilanit nis projektin më të ri – “God Bless America”
Avatar photo Redaksia

“Me kënaqësi ju njoftojmë për fillimin e punës në shfaqjen më të re të Teatrit të Gjilanit – “God Bless America”, (“Zoti e bekoftë Amerikën”) me tekst dhe regji nga Fatos Berisha”, thuhet në një njoftim të teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja është një parabolë dramatike që flet për katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste, duke takuar njerëzit e margjinave të shoqërisë moderne bashkëkohore, të cilëve tentojnë t’u shesin Biblën përmes ‘ëndrrës Amerikane’. Drama është inspiruar nga dokumentari ‘Salesman’ i viteve ’60.

EkoHigjiena

“Qëndroni me ne për më shumë detaje rreth premierës dhe procesit krijues”, thuhet në njoftim.   /2LONLINE/