DYLON

Teatri i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë

Teatri i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë
Avatar photo Redaksia

Teatri profesionist i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë – Kontrapunkt, edicioni i 56-të.

Ftesën për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar europian e ka quajtur historike kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

“Është datë historike për teatrin e qytetit sepse është hera e parë që marrin pjesë në si trup teatrale në Festival ndërkombëtar. Kësaj radhe Teatri i Gjilanit është i ftuar në Poloni që të marrë pjesë me shfaqjen “a.y.l.a.n”. Iu dëshirojmë shumë suksese”, ka thënë kryetari Hyseni, në një konferencë për media.

Ai ka shfaqur zotimin për mbështetjen e vazhdueshme institucionale ndaj Teatrit dhe aktorëve.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se pjesëmarrja e trupës teatrore në këtë Festival, i bënë nder Gjilanit si qytet i kulturës.

Kurse, drejtori i Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për mbështetjen e ofruar, tha se pjesëmarrja në këtë Festival me shfaqjen “a.y.l.a.n”, e cila trajton problemin e refugjatëve, do të jetë interesante nga debati që mund të nxitet pas shfaqjes.

Aktorët e shfaqjes “a.y.l.a.n” do të udhëtojnë në Poloni më 24 prill. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.