DYLON

“Teatri Fluturues” vjen sot për të sjellë ngjyra, lojë dhe magji!

“Teatri Fluturues” vjen sot për të sjellë ngjyra, lojë dhe magji!
Avatar photo Redaksia

“Teatri Fluturues” vjen për të sjellë ngjyra, lojë dhe magji!
Premierë e shfaqjes për fëmijë

Më 12 Nëntor ( E mërkure ) në ora 13:00.
Vendi : Para Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Premiera e shfaqjes është Gratis – pa bileta.

EkoHigjiena

Për shfaqjen:
Në një botë që nganjëherë harron të qeshë, katër udhëtarë të veçantë nisen në një aventurë për ta rikthyer buzëqeshjen tek fëmijët — një klaun i trishtuar, një vajzë që ruan ngjyrat në kuti, një kompozitor i tingujve të harruar dhe një zyrtar që zbulon shpirtin e fëmijës brenda vetes.

Ata ndërtojnë një teatër që nuk ka mure, skenë apo bileta — “Teatrin Fluturues”, një teatër mobil që udhëton me furgon nëpër shkolla, parqe, lagje dhe hapësira publike, duke çuar artin aty ku është më i nevojshëm: tek fëmijët.

Kjo shfaqje është një udhëtim poetik që ndërthur lojën, muzikën, lëvizjen dhe imagjinatën për të treguar se arti është një frymë që nuk ndalet kurrë.

Regjia: Erson Zymberi
Luajnë: Safete Mustafa Alban Shahiqi, Gani Rrahmani, Blendi Arifi
Kostumet: Leudita Hyseni
Organizator: Dhurim Ismaili – Dajki
Grafika: Besar Rexhepi
Menaxher i projektit: Ernest Zymberi

Ky projekt realizohet nga ANAMOUR Cultural Organization, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/