DYLON

Të vendosur ta asfaltojnë rrugën Muhoc–Zarbicë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në lagjen Zabeli i Sahit Agës, u mbajt takimi i banorëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Ramabuqë, Suharrën e Novosellë. Në takim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve të ndjekur e të shpërngulur nga këto fshatra.

Po ashtu, takimin e nderuan dhe e përshëndetën Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës Imet Rrahmani, Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim i komunës së Bujanocit, Agim Haliti, drejtori i Departamentit për Shërbime Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Bajramali Fejzullahu, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan Fejzullah Fejzullahu, kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbicës, Selami Bajrami, biznesmen, profesor etj.

EkoHigjiena

Agim Haliti pasi tregoi, përafërsisht sa do të kushtojë asfaltimi i rrugës, premtoi se komuna do ta kryejë obligimin e vet që i takon, vetëm le të grumbullohen 30 përqindëshi nga komuniteti. Qytetarët e shumtë gjatë debateve dhanë idetë e veta dhe të gjithë premtuan se do të ndihmojnë gjithsesi këtë projekt me shuma të caktuara të mjeteve financiare sipas mundësisë që kanë

Pas debateve të shumta e të hapura, unanimisht u vendos që asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbicë nuk duhet diskutuar më, por duhet të fillohet sa më parë.

Në vazhdim, nga propozimet e vetë të pranishmëve u formua Këshilli për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë. Propozimet ishin gjithëpërfshirëse, përkatësisht nga secili fshat i Bashkësisë Lokale të Zarbicës. Po ashtu u propozua që Këshilli të ketë edhe anëtarët nga Diaspora. /2L ONLINE.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.