DYLON

Të tërhiqet vendimi për mandatet e gjyqtarëve ndërkombëtarë

Avatar photo Redaksia

Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar solli një vendim sipas porosisë së PDK-së, me të cilin ngatërruan tërësisht zgjedhjen e kryetrit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Isa Mustafa në Facebook.

“Këtë e dëshmuan vet njerëzit e PDK-së të cilët publikisht e shpjeguan vendimin disa ditë pa u publikuar. Pas kryerjes së këtij shërbimi, Presidentja e vendit ua vazhdoi mandatin gjyqtarëve ndërkombëtar, por njohësit e Kushtetutës thonë se ky akt i takon Kuvendit të Kosovës dhe jo Presidentes, nga fakti se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë mbi Kushtetutën. Do t’i sugjeroja Presidentes që ta sheh qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me Kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese”, shkruan ai.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.