Maçoku dhe miu, dy personazhet e famshme të filmave vizatimorë mjaft të dashur për fëmijë, do të shfaqen në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Fëmijët do ta kenë rastin që të shohin lojën e dy ‘ikonave’ të rrëmujës maçokun, Tomi dhe miun Gjeri, mbi karakteret e të cilëve është ndërtuar shfaqja që vjen në autorësi të Hivzi Krasniqit dhe me regji të Faik Gashit.
Shfaqja është interaktive, ku pjesëmarrës në lojë do të jenë edhe fëmijët shikues. Teksti është origjinal, bazohet në tiparet e dy personazheve të serisë “Tomi dhe gjeri”, i adaptuar për mjedisin ku ne jetojmë.
“Tomi e Gjeri” është e pasur me porosi edukative, flet për miqësinë dhe vlerat humane të shoqërisë. Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Valdet Rama dhe Faik Gashi.
Shfaqja “Tomi e Gjeri” do të jepet të shtunën, më 16 nëntor, në orën 12:00.Të gjitha biletat për shfaqjet e Teatrit Magjik të Fëmijëve janë 1 euro.