Të shtunën promovohet libri i Nexhat Rexhës, “Mes gurësh përkunden ëndrrat”
Më 25 prill 2026, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan, në kuadër të veprimtarive letrare ” Shpalime pranë vere”, përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës: “Mes gurësh përkunden ëndrrat”
Kësaj të shtune, më 25 prill 2026, ora 12:00, në hapësirat e bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, në kuadër të veprimtarive letrare “Shpalime pranë vere”, përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës, Mes gurësh përkunden ëndrrat, botuar kohë më parë nga sh. b. “Faik Konica” të Prishtinës.
Botimi më i ri poetik i Nexhat Rexhës, Mes gurësh përkunden ëndrrat, që është mbështetur fianciarisht nga Komuna e Kamenicës, simbolikish shënon dhe 70 vjetorin e lindjes së këtij shkrimtari mjaft frytdhënës.
Për librin, përpos drejtuesi të Ars Clubit “Beqir Musliu”, shkrimtarit Sabit Rrustemi e botuesit Nazmi Rrahmani, do të flasin edhe drejtori për kulturë i komunës së Kamenicës, z. Afrim Dërvishi, redaktori i librit, prof. dr. Anton Nikë Berisha si dhe studiuesi letrar, mr. Arsim Halili dhe do të përcillet dhe me deklamime poetike.
Këtë veprimtari përuruese që mbështetet në organizim dhe nga vetë biblioteka “Fan S. Noli e Gjilnit, e drejton shkrimtarja Albinë Idrizi,
Ju mirëpresim!
/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/
