DYLON

Të shtunën përurohet kompleti i veprave të shkrimtarit Ali Huruglica

Të shtunën përurohet kompleti i veprave të shkrimtarit Ali Huruglica
Avatar photo Redaksia

Të shtunën, më 15 Shkurt 2025, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan:

PËRUROHET KOMPLETI I VEPRAVE TË SHKRIMTARIT ALI HURUGLICA

EkoHigjiena

Kompleti i veprës letrare të Ali Huruglicës, shkrimtarit tonë të shquar për fëmijë që tash 29 vite i takon amshimit, botuar kohë më parë në 5 vëllime nga ana e Shtëpisë botuese “BEQIR MUSLIU”, përurohet ditën e shtunë, më 15 shkurt, në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli”, në Gjilan, pikërisht në vigjilje të 17 Shkurit – Ditës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Për botimin e veprës letrare të Ali Huruglicës, do të flas Sabit Rrustemi, editor i Shtëpisë botuese, “BEQIR MUSLIU”. kurse vlerësime rreth kësaj krijimtarie të njërit nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë sonë për fëmijë, do t’i paraqesin studiuesit dhe kritikët tanë të letërsisë, Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha , Albinë Idrizi e Prend Buzhala.

Nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu” ( mbështetur dhe nga Biblioteka e Qyetit, përurimi i këtij kompleti veprash do të drejtohet nga poetja e studiuesja e letërsisë, Kaltrinë Berishës, do të lexohen dhe pjesë nga krijimtaria letrare e Ali Huruglicës . /2LONLINE/

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.