DYLON

Të shtunën nis procesi i dezinsektimit hapësinor në territorin e Komunës së Gjilanit

Të shtunën nis procesi i dezinsektimit hapësinor në territorin e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) ka bërë me dije se më 01.08.2026 (e shtunë), duke filluar nga ora 19:30, do të fillojë procesi i dezinsektimit hapësinor në territorin e Komunës së Gjilanit.

“Gjatë kohës së zhvillimit të dezinsektimit, lusim qytetarët që të mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura, me qëllim që të parandalohet futja e insekteve në ambientet e brendshme”, thuhet në njoftimi ne DSHMS-së

EkoHigjiena

Kjo drjetori po ashtu ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës së dezinsektimit të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve, sipas rekomandimeve profesionale.

“Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (shi, erë e fortë ose kushte të tjera që pamundësojnë zhvillimin e dezinsektimit), procesi do të shtyhet për ditën e ardhshme me mot të përshtatshëm”, thuhet në fund të njoftimit të DSHMS- në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.