DYLON

Të shtunën nis panairi i produkteve vendore

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – – Nesër më 2 gusht 2014 do të nis panairi regjional i produkteve vendore “Gjilani 2014”, që ka për qëllim promovimin dhe shitjen e produkteve vendore, të cilat ofrohen nga kompanitë e këtij regjioni dhe do të zgjas dy ditë.

Panairi organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Marketingut – Lindje, si zyrë ndër komunale për stimulimin e marketingut të produkteve vendore.

EkoHigjiena

Në kuadër të Panairit do të organizohet edhe program i pasur kulturo-artistik dhe rekreativ. Panairi Regjional “Gjilani 2014” do të mbahet prej 1-3 gusht 2014 (nga ora 10:00-19:00), në qendër të qytetit në Gjilan.

Ky panair ka qenë i paraparë të mbahet sot, por shkaku i reshjeve të djeshme është shtyrë për ditën e nesërme.

2gusht 2014

10:00 – 10:05 – Ceremonia e hapjes (Ismail Januzi, drejtori i Zhvillimit Ekonomik)
10:05 – 10:10 – Fjalim rasti, Lutfi Haziri, kryetar i Komunës
10:10 – 10:15 – Fjalim rasti, Kristof Stock, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë
10:15 – 10:20 – Vizitë panairit
19:00 – 23:00 – Aktivitete kulturore dhe artistike

3 gusht 2014

09:00 – 19:00 – Hapja e panairit
17:00 – 18:35 – Aktivitete kulturore për fëmijë
19:00 – 23:00 – Aktivitete kulturore dhe artistike

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.