DYLON

Të shtunën nis “Flaka e Janarit 2014”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE)  – Manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2014“,  nis të shtunën, duke synuar kështu që përmes vlerave të artit, i konceptuar në katër shtylla kryesore, të nderojë martirët dhe dëshmorët e kombit, të cilët u flijuan nëpër shekuj dhe që pa dyshim janë krenaria jonë kombëtare.

Ky Manifestim do të nis me hapjen simbolike të “Flakës…”, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet,  për të vazhduar në sallën e Kuvendit të Komunës, pritje nga kryetari i Komunës së Gjilanit për familjet e dëshmorëve si dhe më pas me ndezjen e Flakadanit të “Flakës së Janarit 2014”, para Teatrit të Qytetit.

EkoHigjiena

Aktivitetet pastaj nisin me 12 janar kur bahet Akademia e Flakës, “dy jetë një ideal”, me rastin e 30 – vjetorit të rënies së dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Manifestimi do të vazhdojë me 17 janar me Penelin e Flakës, ku në galerinë e qytetit bëhet hapja e ekspozitës kolektive e arteve pamore dhe shpallja e fituesve në skulpturë, pikturë dhe fotografi.  

Ndërsa, që nga 20 e deri më 24 janar do të kemi “Talia e Flakës”.  Nga ora 19:00, në Teatrin e Qytetit, do të kemi për pesë ditë me radhë Festivalin e Dramës Shqipe me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga të gjitha trojet shqiptare do të shfaqë pesë drama konkurruese.

Me 26 janar do ti vije radha Festivalit të muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës”, për të vazhduar me 27 janar me Festivalin e Ansambleve Folklorike – Gjilan. “Folk Flaka” .

Dita e fundit e muajit, 31 janari është rezervuar për “artin Letrar”, ku në sallën e Kuvendit të Komunës mbahet ora e madhe letrare dhe shpallja e rezultateve të konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër, për ti hapur rrugë  Festivalit të muzikës popullore “ Fest Flaka”, me ç’rast edhe bëhet mbyllja e manifestimit “Flaka e Janarit 2014”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.