Të shtunën në Gjilan përurohet libri “Zhvillimi i gjëzakuptimit (enigmatikës) shqiptar” i Dr. Zijadin Hasanit
Në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, këtë të shtunë, do të bëhet përurimi i librit më i ri i Dr. Zijadin Hasanit me titull “Zhvillimi i gjëzakuptimit (enigmatikës) shqiptar”.
Libri është botim i “Shoqatës së enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe redaksisë së revistës enigmatike “Horizonti”.
Promovimi do të mbahet:
Data: E shtunë, 19.09.202
Vendi: Biblioteka “Fan S. Noli” – Gjilan
Ora: 12:00
Kjo monografi përshkruan rrugëtimin 46 vjeçar të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda“ e Gjilanit dhe të revistës për gjëzakuptim –enigmatikë „HORIZONTI“.
Monografia vlerësohet si një përmbledhje e strukturuar dhe e dokumentuar e aktivitetit të Shoqatës “Ndre Mjeda”, duke evidentuar rolin e autorit si organizator, krijues dhe studiues të kësaj fushe. /2LONLINE/
