DYLON

Të shtunën në Gjilan përurohet libri poetik “Trokitje të prushta”

Të shtunën në Gjilan përurohet libri poetik “Trokitje të prushta”
Avatar photo Redaksia

Më 26 Mars 2022, ora 12:00 në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan

PËRURIMI I LIBRIT POETIK, “TROKITJE TË PRUSHTA”, TË SHKRIMTARES ALBINA IDRIZI

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, këtë të shtune, më 26 mars 2022, ora 12:00, nis veprimtaritë letrare të pranverës, me përurimin e librit poetik, “Trokitje të prushta” të shkrimtares Albina Idrizi, botuar kohë më parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” .

EkoHigjiena

Përurimi i librit më të ri të Albina Idrizit, mbahet në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.

Për librin do të flasin, përpos botuesit, edhe redaktori prof. dr. Anton Nikë Berisha si dhe kritikët letrarë, Prend Buzhala e Nexhat Rexha.

Ftojmë dhe mirëpresim krijuesit letrarë e artdashësit nga Gjilani, krahina e Anamoravës si dhe Kosova Lindore e më gjerë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.