DYLON

“Të Shtunën n’Dymbëdhjetë”. prezantohet “Jeniçeri i fundit”

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2013

(2LONLINE)  – Nesër në Gjilan, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit, ediicioni i katërt 2013, prezentohet romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Jusuf Buxhovit,  “Jeniçeri i fundit”.

EkoHigjiena

Sipas Sabit Rrustemit, për romanin e Buxhovit, pritet të flasin kritikët e njohur letrar, Ramadan Musliu e Nexhat Rexha si dhe vetë botuesi, Nazmi Rrahmani.

Romansieri i mirënjohur shqiptar, i cili për herë të parë prezentohet në Gjilan dhe, në Manifestrimin kulturor “Vjeshta letrare e Gjilanit”, do t’ ju përgjigjet edhe interesimeve të artdashësve si dhe do t’ jua ofrojë romanin e tij më të ri, me një çmim shumë të volitshëm.

Kjo veprimtari letrare në kuadër të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, mbahet në sallën e KK të Gjilanit dhe nis në ora 12:00 – të apo siç shprehen organizator/t nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, “Të Shtunën n’Dymbëdhjetë”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.