DYLON

Të shtunën mbahet takimi letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu

Të shtunën mbahet takimi letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu
Avatar photo Redaksia

Të shtunën, më 18 prill 2026, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan

Në nderim të jetës dhe figurës letrare të Sherafedin Kadriut

EkoHigjiena

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu” , mban një takim letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu, i cili ndërroi jetë më 8 prill 2026 në shtëpinë e tij në Gjilan, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.

Për jetën dhe veprimtarinë e tij krijuese dhe angazhimet tjera publike, do të shprehin nderime, vlerësime, deklamime e shpalim kujtimesh, krijues, studiues, miq e anëtarë të Ars Clubit “Beqir Musliu”, ku bashkëveproi, krijoi dhe dha një kontribut tejet të çmuar për vite e vite …

Përndryshe, Sherafedin Kadriu, la gjurmë të pashlyera, përveç në fushën e letërsisë ( dy vepra me shkrime kritike e një me poezi), edhe në fushën e arkeeologjisë si dhe të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të Gjilanit me rrethinë.

Takimit letrar përkujtimor i bashkëngjitet edhe Biblioteka e qytetit, “Fan S. Noli” si dhe Familja e shkrimtarit.

Mirëpresim gjithë artdashësit si dhe miqtë e shkrimtarit në kë veprimtari nderuese përkujtimore.

/Ars Clubi “Beqier Musliu”/