DYLON

Të shtunën mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës

Të shtunën mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, përmes platformës eKosova, kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë për Provimin e Maturës, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime. Provimi do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në 55 qendra të testimit.

Të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit.

EkoHigjiena

Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit.

“Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.